PRANGOSJA/ I shpallur në kërkim nga Britania për vrasje, arrestohet 27-vjeçari – nis procedura e ekstradimit

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes ka rënë në prangat e policisë, pas bashkëpunimit me autoritetet britanike.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin A. M., ndaj të cilit autoritetet gjyqësore të Mbretërisë së Bashkuar kishin vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për akuzën e rëndë të vrasjes.

Interpol Tirana ka vijuar menjëherë bashkëpunimin me homologët britanikë, me qëllim përmbylljen e procedurave ligjore dhe realizimin e ekstradimit të 27-vjeçarit drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku ai pritet të përballet me drejtësinë.