Zarfi i Zi trondit shtëpinë e BB – Ina, Kejisi dhe Eriku në televotim – Brikena bën lëvizjen surprizë

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother u hap Zarfi i Zi, i cili solli pasoja të menjëhershme për disa nga banorët që kishin shkelur rregullat e “Vëllait të Madh”. Si ndëshkim, Ina, Kejisi dhe Eriku u dërguan direkt në televotim.

Ndërkohë, Brikena, si lidere e shtëpisë dhe me të drejtën e shpëtimit, kishte mundësinë të bënte zgjedhjen mes Inës dhe Stelinës, dy banoret e mbetura. Por, në një vendim të papritur, ajo vendosi të përfshijë në televotim edhe Mateon, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe tij nuk ekziston ndonjë lidhje apo aleancë e veçantë.

Vendimi i Brikenës shkaktoi reagime të forta dhe diskutime brenda shtëpisë, duke rritur tensionet mes banorëve dhe duke ndryshuar balancat e lojës. Televotimi i kësaj jave pritet të sjellë surpriza dhe përplasje të reja mes konkurrentëve.