EMERIMI/ Siguria ushqimore në vend i besohet Gjylametit – Rama me caktimin e drejtueses së re të AKU, “zbulon” rrezikun nga ushqimi pas 13 vitesh në pushtet

Pas 13 vitesh qeverisje dhe dështimesh të përsëritura në garantimin e sigurisë ushqimore, kryeministri Edi Rama duket se vetëm tani ka zbuluar rrezikun që u kanoset shqiptarëve nga ushqimet që konsumojnë çdo ditë, të cilat ndërkohë i blejnë me çmime gjithnjë e më të larta. Ky alarmim i vonuar nuk duket se buron nga shqetësimi për shëndetin e qytetarëve, por më shumë nga presioni i negociatave me Bashkimin Europian.

Gjatë një deklarate publike, Rama paralajmëroi se edhe në Shqipëri do të zbatohen kritere të njëjta me ato të vendeve të BE-së, çka nënkupton se ushqimet që nuk plotësojnë standardet e sigurisë mund të bllokohen. Sipas tij, vendi duhet të funksionojë sipas të njëjtave rregulla, duke sinjalizuar një fazë më të ashpër kontrollesh, të paktën në letër.

“Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta, që do të thotë se ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë,” deklaroi Rama. Ai shtoi se, në skenarin më ekstrem, Shqipëria mund të detyrohet të importojë gjithçka që konsumon, një situatë që, sipas tij, kërkon “super punë” dhe “super vendosmëri”, pa toleruar askënd në emër të vijimit të procesit.

Kryeministri theksoi se secili duhet të vendoset përballë përgjegjësisë dhe detyrës së tij, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë proces me afatet e integrimit europian. Sipas tij, Shqipëria ka përpara rreth 10 vite deri