Gunther Fehlinger, kryetar i Komitetit të Zgjerimit të NATO-s në Austri, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara, mes spekulimeve se ish-presidenti Donald Trump mund të synojë aneksimin e Groenlandës, madje edhe përmes ndërhyrjes ushtarake.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Fehlinger u shpreh se çdo tentativë nga SHBA për të marrë kontrollin e Groenlandës do të sillte si pasojë marrjen nën kontroll të të gjitha bazave ushtarake amerikane në Europë, përfshirë ato në Itali, Gjermani dhe Rumani. “Nëse e merrni Groenlandën, do të duhet të largoheni. Ne do të konfiskojmë çdo bazë ushtarake amerikane në Europë. Do të humbisni pozitat që keni mbajtur që nga Lufta e Dytë Botërore,” deklaroi ai.
Deklarata e tij erdhi si reagim ndaj një postimi provokues të podkasteres pro-Trump, Katie Miller, e cila shpërndau një imazh të Groenlandës të mbuluar me flamurin amerikan dhe mbishkrimin “Së shpejti”.
Zyrtar i NATO-s kërcënon SHBA-në: “Nëse merrni Groenlandën, do të konfiskojmë bazat tuaja ushtarake në Europë”