Pasditen e së enjtes, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët përreth për shkak të flakëve dhe tymit të dendur.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, me rreth 6 mjete dhe 30 efektivë, të cilët po punojnë për të izoluar dhe shuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen në zonat përreth.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.









