FATURA E EMIGRACIONIT/ Trump publikon listën totale – nga gjithë emigrantët shqiptarë në SHBA, 41.3% e tyre përfitojnë ndihmë sociale

41.3% e shqiptareve emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfitojne ndihme sociale.

Ka qenë Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili publikoi një listë në rrjetin ‘Truth Social’, ku janë të renditur të gjithë emigrantët sipas shteteve nga vijnë, që përfitojnë ndihmë sociale në SHBA.

Listën e kryesojnë emigrantët nga Bhutan, Yemeni dhe Somalia, ndërsa emigrantët nga Bermuda, Arabia Saudite, Izraeli e Palestina renditen në fund të listës (pra kanë përqindjen më të ulët të përfitimit të ndihmave).