PREMIER LEAGUE/ Manchester United ndalet me një barazim edhe në transfertën ndaj Leeds

Manchester United u largua vetëm me një pikë nga transferta e vështirë ndaj Leedsit, pas barazimit 1-1. Skuadra vendase zhbllokoi rezultatin me golin e Aaronson, ndërsa reagimi i “Djajve të Kuq” nuk vonoi dhe erdhi përmes Da Cunha, i cili shfrytëzoi asistin e Joshua Zirkzee, të futur gjatë lojës dhe vendimtar në realizimin e barazimit.

Pas triumfit kundër Newcastle, ekipi i Ruben Amorim nuk arriti të vazhdojë serinë pozitive në Premier League. Megjithatë, United ngjitet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, duke u pozicionuar në zonën Europa League dhe duke reduktuar diferencën me Liverpoolin, që ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e radhës, në dy pikë.

Ndërkohë, Leeds arkëton një pikë shumë të çmuar në luftën për mbijetesë. Ekipi i drejtuar nga Farke vazhdon të ketë një situatë relativisht të qetë, pasi aktualisht mban një distancë prej 8 pikësh nga zona e rrezikut.