Machado pas kapjes së Maduros: “Koha e lirisë ka ardhur” – Thirrje për tranzicion demokratik në Venezuelë

Liderja e opozitës venezueliane María Corina Machado ka reaguar pas lajmit të kapjes së presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, në një operacion të kryer nga autoritetet amerikane. Në një letër të publikuar për qytetarët venezuelianë, Machado deklaron se Maduro do të përballet me drejtësinë ndërkombëtare për krimet e kryera ndaj popullit dhe kombeve të tjera.

Koha e lirisë ka ardhur!”, shkruan Machado, e cila së fundmi është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ajo thekson se me refuzimin e Maduros për një zgjidhje paqësore, SHBA-ja ka vepruar për të zbatuar ligjin.

Machado u bën thirrje qytetarëve që të jenë të gatshëm për të marrë në dorë fatet e vendit. Ajo kërkon që Edmundo González Urrutia të njihet si Presidenti legjitim i Venezuelës dhe të marrë drejtimin e Forcave të Armatosura.

“Do të rikthejmë rendin, do të lirojmë të burgosurit politikë dhe do të ndërtojmë një Venezuelë të re”, shkruan ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve brenda dhe jashtë vendit të qëndrojnë të mobilizuar, aktivë dhe të organizuar deri në përfundimin e tranzicionit demokratik.