SOLIDARIZIMI/ Shqipëria përshëndet arrestimin e Maduros – Rama nxjerr Spiropalin për të mbështetur aksionin amerikan: Qëndrojmë përkrah SHBA

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një reagim në rrjetin social X, ka deklaruar mbështetjen e Shqipërisë “përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.”

“Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale”, thekson Spiropali.

Ministrja shton se “si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.”

Postimi i Spiropalit në X: Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelë