PREMIER LEAGUE/ Goditja e parë në merkato – klubi anglez zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë në histori

2026 ka nisur me një blerje të bujshme në Premier Ligë. Bëhet fjalë për klubin e Crystal Palace, që ka derdhur plot 33 milionë stërlina në arkat e Tottenham, për shërbimet e sulmuesit uellsian Brenan Johnson, i cili bëhet kështu dhe blerja më e shtrenjtë në histori, e fituesve të “FA Cup” në sezonin e shkuar.

Johnson shihet si zëvendësuesi i Eze, që në mërkaton e verës u transferua tek Arsenali. Uellsiani kishte pasur sukses te Totenhami pasi ishte ai i cili shënoi golin që i solli klubit titullin e parë pas 17 vitesh, atë të Europa League, në finalen e madhe.