NGJRJE E RENDE/ Dy persona gjenden të vdekur brenda vilës – policia nisin hetimet: Mjekët konfirmuan…

Policia e Kosovës ka gjetur dy persona të vdekur brenda një vile në Pejë ndërsa shkaqet e ndarjes së tyre nga jeta janë ende të paqarta.

Sipas raportimeve, policia u njoftua se në rrugën e KFOR-it në Vilën 03, dy persona janë gjetut të pajetë ndërsa ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Bëhet fjalë për një mashkull dhe një femër ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete.

Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore.”-tha Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.