Kryeministri Edi Rama ka marrë edhe njëherë në mbrojtje drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlindja Karçanaj, e cila me urdhër të SPAK është në arrest shtëpie.
Në një konferencë me gazetarët, pavarësisht skandalit me tenderët e AKSHI-t, Rama tha se Karçanaj ka respektin e tij maksimal, edhe pse Prokuroria e Posaçme e akuzon atë për disa vepra penale.
Rama tha se njihet me Karçanajn prej 20 vitesh, dhe sipas tij ajo çfarë ka dalë nga dosja e SPAK për AKSHI-n, nuk janë arsye për të fajësuar njerëzit.
“Në krye të skuadrës së AKSHI-t është një grua që ka respektin e padiskutueshëm. Linda Karçajan, që ka një masë sigurie, me një shtëpi me qira ku jeton, pasi më parë jetonte në një shtëpi të postkomunizmit në banesën e prindërve. E njoh prej 20 vitesh dhe ka respektimin tim. E njohur ndërkombëtarisht dhe ka respektim tim maksimal. Çfarë thoni ju sot, bazuar në copëza të nxjerra rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin hetimor, nuk është e mjaftueshme për të dalë në përfundime për të fajësuar njer. Nxirret një copë këtu dhe një copë atje, ushqehet publiku p të dënuar në sytë e opinionit njerëz që kanë të drejtën që të prezumohen të pafajshëm. Degjenerohen në publik që; këta janë llum. Dalin dhe kapakët e tenxheret që marrin paga marramendëse të padeklaruara, dhe pastaj flasin për pensionistet. Unë thjesht dhe vetëm jam në dispozicionin tuaj që të më fusni në tenxhere. Por sa të më sulmoni, vetëm më forconi. Po të doni të më dëmtoni, mos më fusni në tenxhere, se më i fortë do jem”- tha Rama.









