Futbolli shqiptar e mbylli vitin 2025 të dielën e 28 dhjetorit me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos. Pas pak ditësh pushimi, skuadrat do të kthehen në fushën e lojës në vitin 2026 dhe kompeticioni që do të nisë vitin e ri do të jetë pikërisht Kupa e Shqipërisë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e ndeshjeve të radhës ku në 10 janar janë parashikuar të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë, raundi 1/8 të finaleve, 10 janar
Partizani-Burreli 13:00
Bylis-Laçi 13:00
Teuta-Vora 16:00
Egnatia-Apolonia 16:00
Dinamo-Besa për t’u përcaktuar
Ndërsa Kategoria Superiore do të nisë mesjavën e 14-15 janarit me ndeshjet e javës së 19
Kategoria Superiore, java e 19, në 14 e 15 janar
Bylis-Tirana 14.01.2026 13:30
Vllaznia-Egnatia 14.01.2026 17:00
Elbasani-Flamurtari 14.01.2026 17:00
Partizani-Vora 15.01.2026 13:30
Teuta-Dinamo 15.01.2026 17:00
Përvec javës së 19, Federata shqiptare publikoi edhe kalendarin e 3 javëve në vazhdim, 20, 21 dhe 22









