EMRI/ Plagoset me thikë në Kavajë një person – raportohet se përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një plagosje ka ndodhur pak më parë në lagjen nr 2 në Kavajë.

Mësohet se shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera, është plagosur me thikë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por pritet të zbardhen në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë po merret në pyetje edhe personi i lënduar./BW