TRENDI/ Festa e Krishtlindjes – blerësit ‘pushtojnë’ tregjet

Me afrimin e Krishtlindjeve, shumë qytete të mëdha evropiane po përjetojnë një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe blerësve.

Tregjet festive janë mbushur me turma njerëzish që shijojnë specialitete tradicionale, ndërsa blerësit e minutës së fundit kërkojnë dhuratën perfekte.

Dyqanet fizike po përfitojnë veçanërisht në ditët e fundit para festave, pasi vonesat në dorëzimet online, të shkaktuara nga kërkesa e lartë, kanë shtyrë shumë konsumatorë të kthehen te blerjet fizike.

Kuponët dhuratë, lodrat, librat dhe veshjet mbeten ndër produktet më të kërkuara. Në Austri, shitësit me pakicë shprehen të kënaqur dhe presin një rritje modeste të shitjeve.

Edhe në Belgjikës, dyqanet kanë qëndruar të hapura çdo të diel gjatë muajit dhjetor për të përballuar fluksin e madh të vizitorëve. Javën e kaluar, numri i madh i njerëzve detyroi policinë të mbyllte përkohësisht disa rrugë për menaxhimin e turmave.

Ndërkohë, në Francë, ushqimi dhe pijet luajnë një rol kyç në festimet e fundvitit. Megjithatë, shitësit theksojnë rëndësinë e mbajtjes së çmimeve konkurruese.

Ndërkohë Athina ka shënuar një ritëm më të ngadaltë të blerjeve këtë vit. Pronarët e dyqaneve raportojnë se shqetësimet financiare po i bëjnë konsumatorët më të kujdesshëm.

Pavarësisht kësaj, atmosfera festive mbetet e gjallë edhe në kryeqytetin grek, me rrugë dhe vitrina të zbukuruara me drita shumëngjyrëshe, muzikë festive dhe dekorime vezulluese, vetëm një ditë para Krishlindjeve.