LAJM I FUNDIT/ Grabitje e dhunshme në Paris – autori godet korrierin dhe vjedh bizhuteri me vlerë 150,000 euro

Një grabitje e dhunshme ka ndodhur në Paris, teksa një person i mori një korrieri bizhuterish një safir të çmuar me vlerë 150,000 euro. Ngjarja ndodhi kur korrieri parkoi makinën dhe doli për të shpërndarë bizhuteritë. Autori i krimit, i cili ishte fshehur pas një furgoni të parkuar, e goditi papritur në kokë dhe i rrëmbeu çantat që përmbanin bizhuteri me vlerë 10,000 euro, përfshirë edhe safirin. Sipas mediave të huaja, pasi kreu krimin grabitësi u largua me një skuter.

Korrieri, i cili pësoi lëndime gjatë sulmit, u dërgua në spital për trajtim. Hetimi për zbardhjen e këtij krimi është ngritur nga Brigada Kundër Banditizmit (BRB), ndërsa autori është shpallur në kërkim së bashku me bizhuteritë e vjedhura.