Elseid Hysaj do të largohet nga Lacio në fund të sezonit dhe për këtë nuk ka më dyshime. Pak javë më parë, Sarri e përjashtoi nga lista e Serisë A e më vonë e hoqi edhe nga lista e Kupës së Italisë për ndeshjen ndaj Milanit, aty ku skuadra e tij u kualifikua për më tej.
Kështu, kontrata që skadon në fund të sezonit, nuk ka më gjasa që të rinovohet dhe në janar, Hysaj do të nisë nga puna për të gjetur një klub të ri. Sa i përket skuadrës, drejtuesit e Lacios kanë nisur të mendojnë për merkaton aty ku do të kërkojnë një mbrojtës të djathtë.
Vetë Hysaj, nuk konsiderohet më alternativë, por te Lacio i tremben edhe faktit se mund të largohet edhe Marusiç dhe në këtë mënyrë, mbrojtësi i djathtë është padyshim një detyrim për skuadrën.
Hysaj dhe Sarri kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë në të shkuarën dhe ishte Sarri, ai që i dha mundësi që të luante me Napolin e të shkëlqente duke arritur kulmin e karrierës, por si duket gjërat kanë ndryshuar dhe trajneri nuk ka më besimin e dikurshëm te Hysaj. Nëse në drejtim të tij do të vijë ndonjë ofertë, nuk është çudi që të largohet në janar.









