LUFTA NE UKRAINE/ Papa Leoni bën thirrje për paqe në Ditën e Krishtlindjes

Papa Leoni XIII ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim në Ukrainë, të paktën në Ditën e Krishtlindjeve.

Duke folur me gazetarët, Papa theksoi: “E përsëris thirrjen time për të gjithë njerëzit vullnetmirë, që të kremtohet një ditë paqeje, të paktën në ditën kur lindi Shpëtimtari. Që të jetë një ditë paqeje për të gjithë botën”.

Papa shprehu trishtimin e tij të thellë që “Rusia, në ditët e fundit nuk e ka pranuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje”.