SIGURIA USHQIMORE/ Tryezë ekspertësh me përfaqësuesit e qeverisë për fuqizimin e OSHC-ve lokale

Qendra ALERT në partneritet me Lëvizjen Europiane në Shqipëri kanë ngritur Linjën e Gjelbër Kombëtare të pranimit dhe trajtimit të ankesave të konsumatorëve. Nga data 12 shkurt janë regjistruar 150 ankesa dhe janë trajtuar 71 raste.

Në një kohë kur zhvillimet e shpejta në treg kërkojnë mbrojtje gjithnjë e më të fortë për konsumatorët, situata në Shqipëri mbetet shqetësuese. Madje me hapjen e gjithë kapitujve kjo fushë përballet ende me sfida serioze

Për këtë qëllim Linja e Gjelbër zhvilloi një takim në ambientet e Europe House në Tiranë, në vijim të projektit “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Qendra ALERT në partneritet me Lëvizjen Europiane në Shqipëri kanë ngritur Linjën e Gjelbër Kombëtare të pranimit dhe trajtimit të ankesave të konsumatorëve. Nga data 12 shkurt janë regjistruar 150 ankesa dhe janë trajtuar 71 raste.

Në tryezë u paraqit raporti me qëndrimet e qytetarëve ku duket qartë mosbesimi për sektorë të ndryshëm.

Granit Sokolaj, Drejtues Ekzekutiv i Qendrës ALERT, linjës telefonike falas 0800 26 26. Projekti është prezantuar deri më tani në gjashtë qytete të vendit, përmes trajnimeve dhe aktiviteteve informuese

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), organizata partnere në projekt, vlerësoi e vuri theksin te standardet e kërkuara nga BE

Elisa Teneqexhi, Menaxhere Projekti për Sigurinë Ushqimore, Veterinarinë dhe Peshkimin pranë Delegacionit të BE theksoi rëndësinë e bashkëpunimit.

Sinkron – Elisa Teneqexhi

Për Zëvendësministrin Musabelliu thelbësor është bashkëpunimi mes institucioneve dhe aktorëve

Ndërsa Zëvendësministri i Bujqësisë Fatmir Guri, u ndal te forcimit të mekanizmave të kontrollit.

Gjatë aktivitetit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe ekspertëve nga fusha të ndryshme, u theksua roli i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe kontributi i institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore, veterinaren dhe peshkimin.