Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka prekur rreth 130,000 shtëpi dhe biznese në San Francisko, sipas “Pacific Gas and Electric Co”.
Ndërprerja filloi në pjesën veriore të qytetit, duke përfshirë lagjet Richmond dhe Presidio, si dhe zonat përreth Golden Gate Park, dhe u përhap dje shpejt gjatë gjithë pasdites.
Ndërprerja preku rreth një të tretën e klientëve të PG&E, në qytet.
Raportet ne media sociale treguan mbyllje të restoranteve dhe dyqaneve dhe semaforë të fikur.
Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave paralajmëroi për ndërprerje të mëdha te energjise elektrike në transportin publik dhe u bëri thirrje banorëve të shmangnin udhëtimet jo thelbësore dhe të ishin të kujdesshëm në semaforët me katër drejtime.
Zyrtarët e zjarrfikësve konfirmuan se një pjesë e ndërprerjes së energjisë ishte shkaktuar nga një zjarr në një nënstacion të PG&E dje rreth orës 15:15 pasdite.
Rreth orës 16:00 pasdite, PG&E tha se rrjeti ishte stabilizuar dhe se nuk pritej të kishte ndërprerje të mëtejshme.









