Rreth orës 08:40, tek ura e Salillarit në Dimal, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Th. K., 93 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në lumin Osum. Nga këqyrja paraprake e trupit të 93-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.









