FIFA thuhet se ka caktuar stadiumin e Real Madrid-it, “Bernabeu”, si vendin pritës të finales së Kupës së Botës 2030, sipas një raporti nga “Diario AS”.
Marrëdhënia e shkëlqyer midis kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe presidentit të Real Madrid-it, Florentino Perez, është pika fillestare e kësaj dëshire-domosdoshmërie që po drejton gjithçka në mënyrë që stadiumi i Madridit të presë finalen e dytë të Kupës së Botës, dyzet e tetë vjet pas asaj të vitit 1982.
Kupa e Botës 2030 do të bashkë-organizohet Spanja, Maroku dhe Portugalia, me disa ndeshje që do të zhillohen në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguai për nder të 100-vjetorit të Botërorit.
Spanja do të ketë tetë qytete pritëse për Botërorin, Portugalia dy dhe Maroku gjashtë.
Madridi, Barcelona dhe Kazablanka ishin në një “luftë” të hapur për të pritur finalen e madhe, të cilën tashmë, sipas “AS”, e ka fituar “Bernabeu”.









