Një 50-vjeçar, i identifikuar si Pjetër Marku, është paraqitur pasditen e kësaj të marte në spitalin rajonal të Lezhës i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri Pjetër Marku, ka marrë dëmtime në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.
50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.









