ÇMIMI/ Ousmane Dembele shpallet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA

Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Francës, Ousmane Dembele është shpallur lojtari i vitit në ndarjen e çmimeve FIFA Best. 28-vjeçari, i cili fitoi Topin e Artë në shtator, mori çmimin në Katar të martën pasi ndihmoi PSG-në të fitonte katër trofe në sezonin 2024-25.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Borussia Dortmund, i cili u transferua në Parc des Princes në vitin 2023, arriti të shënonte 51 gola në 53 ndeshje për skuadrën e Luis Enriques sezonin e kaluar.

Pasi ndihmoi PSG-në të fitonte për herë të parë në Ligën e Kampionëve, Dembele mundi Lamine Yamal të Barcelonës dhe Kylian Mbappe të Real Madridit për të fituar çmimin prestigjioz individual.