PROTEST/AT/ Rama mban me hatër Berishën – Përzë me polici Lapajn nga Kryeministria dhe zhvendos në krah të Kryesisë së Kuvendit!

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” u largua me forcë nga sheshi para Kryeministrisë, ku po protestojnë prej një jave dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë “Rama” pas skandalit abuziv me tenderin e tunelit të Llogarasë të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK dhe nën masë sigurie pezullim nga detyra dhe bllokim pasaporte prej GJKKO-së.

lapaj protesta

Megjithatë, kryetari i saj, Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij, nuk janë dorëzuar.

Ata janë zhvendosur disa metra më tej, matanë Bulevardit, në krah të Kryesisë së Kuvendit, ku janë grumbulluar në rreth, duke ndezur edhe furnelat e vogla për ngrohje dhe hedhur batanije për shkak të të ftohtit.

protesta lapaj3

Ata u spostuan pasi Policia ndërhyri duke krijuar gardhin e sigurisë një orë para se të niste Foltorja e PD-së dhe liderit të saj Sali Berisha, që gjithashtu kanë të njëjtat kërkesa, dorëheqjen e qeverisë pas skandalit “Balluku”.

proteta e lapajt

Mbështetësit e Lapajt dhe vetë ky i fundit patën edhe konfrontime me efektivët gjatë ndërhyrjes, madje u pretendua edhe për lëndim të një protestuesi.

lapaj proteste2

Lapaj bëri edhe ironi me Policinë, duke thënë se ata ishin të armatosur mirë me “portokalle, batanije e shishe uji si raketa” për të sulmuar Kryeministrinë, ndaj i larguan, duke u mohuar tashmë edhe të drejtën e protestës.