MASKA RA/ I sjellë si propozim nga deputetët e Sali Berishës – Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 votat e deputetëve të Ramës

Parlamenti votoi sot në mbrëmje Endri Shabanin si Avokat të Popullit. Ai mori 85 vota, ndërsa opozita braktisi votimin.

Shabani mori vetëm tre vota kundër. Votimi u zhvillua me procedurë të fshehtë.
I pranishëm në seancë gjatë votimit ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Para procesit të votimit, opozita kundërshtoi ashpër procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga opozita.

Shabani pritet të bëjë betimin javën e ardhshme në Parlament, përpara se të nisë zyrtarisht detyrën në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.