NGJARJE E RENDE/ Aksident me vdekje në Shkodër – makina përplas këmbësoren

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Malësi të Madhe në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçaren me iniciale P. L.
Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçarja ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.