DIALOGU/ SHBA nis më 10 dhjetor negociatat për marrëveshje ekonomike me Malin e Zi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mali i Zi kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshjeje bilaterale për forcimin e lidhjeve tregtare, investuese dhe ekonomike.

Negociatat do të zhvillohen në kuadër të Dialogut Ekonomik Amerikano–Malazez 2025 ka njoftuar me 10 dhjetor Ambasada e SHBA-së në Podgoricë.

“SHBA-ja njihet globalisht për kreativitetin ekonomik, inovacionet dhe besueshmërinë, ndërsa kompanitë amerikane po tregojnë interesim gjithnjë e më të madh për mundësitë e biznesit në ekonominë në rritje të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu theksohet se qëllimi i këtyre negociatave është të nxisin investime më të mëdha të sektorit privat amerikan për të krijuar vende të reja pune në SHBA dhe Mal të Zi, të forcojnë rolin e Malit të Zi si aleat i NATO-s dhe të hapin mundësi të reja për prosperitetin e SHBA-së, Malit të Zi dhe rajonit më të gjerë.

Në nëntë muajt e fundit Mali i Zi ka nënshkruar katër marrëveshje ndërqeveritare – me Francën, Hungarinë dhe dy me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 12 shtator, SHBA-ja tha se po e pezullon Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë, e cila, sipas tyre, ka “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”.