VIDEO-INCIDENTI/ Protestuesi bërtet nga turma – Flamur Noka e kërcënon dhe nga sekretar, bën truprojën që i rruan qetësinë Berishës

Flamur Noka kërcënon qytetarin në protestë
Partia Demokratike zhvilloi sot para zyrës së Edi Ramës protestën e radhës ndërsa akuzat ishin të njëjta, të zakonshme.

Prania qytetare ishte e vakët ndërsa një prej tyre, më “aktivi” mes turmës ishte një i moshuar i cili i tha Sali Berishës se ka ardhur për të.

Akuzat e të moshuarit me zë të lartë ndaj Edi Ramës mesa duket shqetësuan Flamur Nokën, i cili disa herë i thotë protestuesit të pushojë dhe me gjeste kërcënuese. Këto momente janë të regjistruara dhe të qarta në pamjet filmike.

“Për ty kam ardhur prej burgut. Demokraci deri kur t’më dalë shpirti. Me bandën mafioze të Edi Ramës dhe me njerëzit e degjeneruar të tij nuk rrojmë ne gjallë këtu. Shqiptar jam. Çfarë na ka bërë ne.”-tha qytetari.

Çfarë e shqetësoi Flamur Nokën? Akuzat e protestuesit ndaj qeverisë? Apo halli i tij ishte të mos shqetësohej Sali Berisha nga zëri i lartë i qytetarit?

Dukshëm, Flamur Noka është kthyer në truprojë të Sali Berishës dhe aspak përqafues i zërit qytetar kundër qeverisë për të cilën janë mbledhur në shesh.