FORMALITETI/ Berisha bën adetin – mbledh Aleatët Madhështorë për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale – munguan Gjuzi dhe Jenisheri

Kryetari i ASHM, zhvilloi sot një takim me Akeatët e tij Madhështirë, ku si çdo herë oas zgjedhjeve u mbajti shënim propozimet e tyre për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.
Në këtë tryezë u ndje mungesa e Kujtim Gjuzit dhe Selami Jenisherit.

Në nisje të fjalës së tij në tryezën me aleatët, Berisha tha se rezultatin e zgjedhjeve e diktoi kodin elektoral, por institucionet e vëzhgimit të zgjedhjeve kanë dhënë një seri rekomandimesh për përmirësimin e kuadrit ligjor të zgjedhjeve.

“Atëherë ne jemi këtu pikërisht për ato rekomandime, për t’u qëndruar luajalë, sepse ata qëndruan të vërtetë, nuk u ndikuan, u thanë shqiptarëve të vërtetën. Ne i konsiderojmë rekomandimet e tyre të dobishme për procesin zgjedhor”, shtoi Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se do punojnë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Nga viti 1991 gjer sot, Shqipëria ka pasur sisteme të ndryshme për zgjedhjen e deputetëve nga mazhoritar tek proporcional dhe pseudomazhoritar. Së fundmi, rajonal. Natyrisht nuk mund të them se PD nuk ka pasur rolin kryesor në këto përcaktime së bashku me PS që kanë qenë dy forcat politike kryesore. Por në këtë situatë, unë dua t’ju garantoj për vullnetin e plotë të PD, të përcaktojmë së bashku atë sistem që ne si forca politike opozitare e konsiderojmë më të dobishmin”, tha Berisha.

Ky i fundit ravijëzoi se “ne kemi përfaqësuesit tanë në komisionin e reformës elektorale, të cilët do jenë avokatët e propozimeve tona, të ujdisura, të rëna dakord që ne mendojmë se është sistemi më i përshtatshëm për zgjedhjet në Shqipëri”.

Kreu i PD-së shtoi gjithashtu se me “Edi Ramën nuk ka zgjedhje”, dhe se kush mendon ndryshe “ose kanë mungesë të kulturës elektorale ligjore, ose pastaj janë me dashje ose pa dashje avokatë të farsës”.