ABUZIMI ZGJEDHOR/ SPAK e mori të pandehur për blerje votash – GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

GJKKO këtë të premte kaloi për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Shkreli u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK. Shkreli akuzohet se nëpermjet premtimeve për investime publike ka kërkuar vota për Partine Social demokrate.

Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: Kristian, mos më luaj me dy porta. Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.