DHUNE NE STADIUM/ Futbollistët e Ilirisë dhunojnë në Fushë-Krujë ata të Skënderbeut dhe trajnerin Gjoka – anullohet ndeshja – reagon FSHF

Klubi i Futbollit Skënderbeu ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook duke shprehur shqetësimin se lojtarët e klubit dhe trajneri Gjoka janë dhunuar nga Klubi i Futbollit Iliria.

Klubi i Skënderbeut vë në dukje faktin se futbolli nuk luhet në kushte të tilla dhe kërkon respekt dhe mikpritje nga lojtarët e palës kundërshtare.

“Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.

Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”.

Ndërkohë ka ardhur dhe reagimi i FSHF: çështja do shqyrtohet nga komisionet juridike!