DOSJA “BUKA”/ GJKKO shtyn seancën ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj

GJKKO shtyn për me 16 dhjetor, ora 13:30 seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, në procesin ndaj tij për dosjen “Buka sha”.

Arben Ahmetaj është një nga gjashtë të pandehurit në dosjen e njohur si “Buka”, ku akuzohet për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se ish-kryeministri Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati prej korrikut të vitit 2023, për shkak të hetimeve të SPAK, e cila lëshoi një urdhër-arresti ndaj Ahmetajt.

Vendimi: 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
21.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të
çështjes penale nr. 154, viti 2022, në ngarkim të të pandehurit Arben Ahmetaj, i akuzuar
për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i
K.Penal”.

2. Në seancën e datës 25.07.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari
Erjon Çela, me vendimin nr. 7/34/124, datë 25.07.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.

2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154, i vitit 2022, i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit:
– Arben Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”
e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve
paraprake dhe aktet e seancës paraprake.

4. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së
bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për
gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.

5. Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.