Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt këtë të hënë në një konferencë iu është përgjigjur gazetarëve teksa ka mbrojtur sulmet e regjistruar ndaj një anijeve të dyshuar për trafik droge më 2 shtator.
“Presidenti Trump dhe sekretari Hegseth e kanë bërë të qartë se grupet terroriste të Narko-s, të përcaktuara nga presidenti, i nënshtrohen shënjestrimit vdekjeprurës në përputhje me ligjet e luftës”, tha Leavitt.
Ajo shtoi se admirali Bradley punoi mirë brenda autoritetit të tij dhe ligjit që drejtonte angazhimin për të siguruar që anija të shkatërrohej dhe kërcënimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të eliminohej.
Leavitt tha sot se sulmi u krye në vetëmbrojtje për të mbrojtur amerikanët në interesat jetësore të Shteteve të Bashkuara. Ajo gjithashtu vuri në dukje se sulmi u krye në ujëra ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjin e konfliktit të armatosur.
Deri më sot, sulmet ndaj anijeve të dyshuara për transport droge në Karaibe kanë vrarë më shumë se 80 persona dhe kanë synuar të paktën 22 anije të tjera. Disa zyrtarë dhe ekspertë kanë thënë se sulmet me raketa të administratës Trump në Karaibe mund të jenë të paligjshme. Nga ana e tij, Hegseth ka hedhur poshtë pretendimet se sulmet ishin të paligjshme.









