Ish-deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar në një emision televiziv ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.
Nard Ndoka u shpreh se brenda selisë blu nuk respektohet mendimi ndryshe. Sipas tij, nëse shpreh mendim të kundërt sulmohesh dhe etiketohesh si armik i partisë.
“Nëse thua një mendim ndryshe, nisin e të sulmojnë si armik i partisë. Nuk respektohesh për mendimin ndryshe, por të sulmojnë sepse nuk po mendon njësoj si kryetari.
Ky është problemi më i madh moral, politik, strukturor i PD-së. Kreu i FRPD-së mendoi ndryshe dhe për një javë u sulmua në mënyrë makabre.
Tek ajo parti, për fat të keq, jo vetëm që nuk pranohet mendimi ndryshe, por klima është mbytëse. Nëse flet ndryshe, harroje karrierë politike aty. Nëse ke krijuar profil kritik, i ke “larë duart” në atë parti.”-deklaroi Ndoka.









