Sherri dhe kaosi s’kanë të sosur në partinë e Sali Berishës. Të gjithë të pakënaqur e drejtojnë gishtin e përgjegjësisë ndaj njëri-tjetrit.
Rasti më i findit i përket ish-deputetit Edmond Spaho, i cili krejt ndryshe nga më parë, ndërsa mbeti jashtë parlamentit ka filluar të bëhet gjithmonë e më i zhurrmshëm.
Kësaj here sherrin e ka ndezur me Ervin Salianjin, me të cilin ka qënë në një konflikt të vjetër dhe ka përfunduar me gjithë udhëheqësinë e partisë së Sali Berishës.
“Ne populli i thjeshte, do ju shohim dhe do ju marrim juve te PD vecse me humor. Kaq na ofron opozita. Te pakten te argetohemi”, – shkruan Spaho duke e konsideruar veten jo më pjesë e PD.
Postimi i Edmond Spahos:
Pershendetje avokat, pershendetje miku im!
Une bashkohem teresisht me cka ju shkruani. Keni shume te drejte. Po ju percjell nje mesazh qe mora sot nga qytetari digital, i cili gjithshtu mbeshtet cka ju shkruani :
Pershendetje!
Ky tipi qe ka mbledhur kete grup ne takim eshte mesuar me keto praktika.
Ushtron presion per te perfituar ndonje llokme. Kaq synon dhe e ka takatin.
E ka bere dy here me Lulzim Bashen dhe i ka ecur. Autori i Babales eshte mjeshter i manovrave te tilla. Me tej te ha ……
Keta qe drejtojne sot PD e meritojne plotesisht kete individ.
Ca kohe e bene hero. I cuan libra ne burg, saqe gardiani u habit dhe tha: pikaaa, kujtojne se jane ne Paris, ne burgun tone librat nuk i hane as gomeret.
Ne vitin 2021, ky birbo ishte i urryeri i Foltores.
Befas, ne vitin 2022, ai u be dashuria e tyre e madhe. Te kujtohet besoj ajo kenga e dashurise e kohes sone, Il Picolo Grande Amore!
Aq shume rane ne dashuri me te, sa harruan edhe shkopin e bejzbollit e gazin lotsjelles.
Rikthimin e tij triumfant, udheheqja e PD e shperbleu duke ju vene shkelmin pas bythe disave qe kishin sakrifikuar pa fund per Foltoren.
Deri ne ate kohe, ai dhe te tjere, nuk kishin lene helm e vrer pa derdhur per SB. Por ne politike dhe praktiken e PD, helmi dhe vreri, kur e do momenti, kthehen ne mjalte.
Mjalti u derdh si lume, aq sa per pak e beme Kryetar te Grupit Parlamentar.
Ta gezoni. Ju nuk ndryshoni shume nga ai.
Mashtrimi dhe mosmirenjohja ndaj atyre qe sakrifikuan pa fund per PD dhe drejtuesit e saj, ne kohet me te veshtira te Foltores, jane veset me te shemtuara te njeriut, vese qe i shpalosi udheheqja e PD.
Ju qe sot drejtoni PD nuk dalloni shume nga Babalja, prandaj do keni fatin e tij.
Ne populli i thjeshte, do ju shohim dhe do ju marrim juve te PD vecse me humor. Kaq na ofron opozita. Te pakten te argetohemi.









