FAKTIMI/ Rama tha se pezullimi gjatë hetimit i një ministri nga gjykata nuk ka ndodhur në asnjë vend të BE – Berisha e përgënjeshtron; publikon listën

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot në konferencën për mediat listën e ministrave të vendeve të BE që janë pezulluar gjatë hetimeve.
Duke iu referuar rastit të zv.kryeministres Belinda Balluku e cila kundërshton masat e vendosura ndaj saj, pezullim detyre dhe bllokim pasaporte nga GJKKO, Berisha thotë se funksioni i ministrit nuk është asnjëlloj e drejte themelore e njeriut.

Sipas kreut të PD, “funksioni i ministrit nuk është asnjëlloj e drejte themelore e njeriut dhe nuk përfshihet kërrkund veçse në mendjen e sëmurë të hajdutëve Rama-Balluku.”

Për rrjedhojë Berisha publikoi gjatë një konferencës me gazetarët, listën e ministrave në vendet e BE që janë pezulluar gjatë hetimeve.

“Në rastin e deputetit, mbrojtja përfshin dy kategori. Heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme pa autorizim të Kuvendit. Kontrollin e banesës pa autorizim të Kuvendit.Kurse funksioni i ministrit nuk është asnjëlloj e drejte themelore e njeriut. Nuk përfshihet kërrkund veçse në mendjen e sëmurë të hajdutëve Rama-Balluku. Mbrojtja quhet e plotë nëse respektohen këto dy kategori. Pra liria në çfarëdo dhe kontrolli i banesës.

Por ushtrimi i një detyre ekzekutive nuk është pjesë e funksionit normal të deputetit si një i zgjedhur me ligj elektoral, dhe për pasojë, mbrojtja nga pezullimi në detyrë nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese. Këta shkojnë edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin e mbajnë përpjetë. Guxojnë edhe t’i drejtohen gjykatës pasi janë kapur me presh në dorë”, u shpreh kreu i PD.

Sali Berisha: Ju lutem, dëgjojeni pak mashtrimin publik kombëtar dhe ndërkombëtar i bashkëhajdutit të Lubi Ballukut në konferencë me komisioneren Marta Kos.

Dëgjojeni pak, duke pasur dëshmitar, edhe ambasadorin, edhe komisioneren thotë, çfarë kriminali gjakftohtë është, se si shprehet që nuk bën vaki kurrë në BE.

Tani, u them qytetarëve dhe ju të nderuar gazetarë se ky është një mashtrim banal ordiner sepse në vendet e BE, jo në një, por në një numër rastesh, janë vendosur masat e pezullimit para vendimit përfundimtar të dënimit nga gjykata.

Dhe kjo ka ndodhur në Rumani, ka ndodhur në Itali, ka ndodhur në Francë, ka ndodhur në Kroaci, ka ndodhur në Spanjë, ka ndodhur pra në një seri vendesh.
Ministrat janë pezulluar gjatë kohës që kanë qenë në hetim.
Konkretisht: Dan Shova, në vitin 2015, ministër transporti i Rumanisë. Masë ndalimi nga ushtrimi i funksionit të profesionit publik.

Prapë në Rumani. Elena Udrea, ministre e turizmit, në vitin 2015, pezullim funksionesh gjatë hetimeve. Gjatë hetimeve pra. Darius Valcov. Humbi kompetencat ekzekutive.
A e dini ju se të njëjtin fat pati probatini i Edi Ramës dhe Taulant Ballës, Ponta. Po ai ç’bëri, ai sa e mori vesh që gjykata po e pezullonte, dha dorëheqjen. Ekzakt. Kryeministër. Se ishte në hetim. Ai e kuptoi se gjykata po merrte vendimin dhe dha dorëheqjen.

Vazhdojmë më tutje. Italia. Nunzia De Girolamo. U detyroa të largohej nga detyra se nuk ishte Lubi, ishte tjetër.

Tjetër. Franca. Franca ka një gjykatë. Do bëj një sqarim se është shumë i rëndësishëm. Para reformës në drejtësi, në republikën e Shqipërisë, me të gjithë personat me imunitet, merrej Gjykata e Lartë. Ligjet e reja këtë kompetencë ia kaluan Skapit të partisë dhe gjykatës speciale.

Pra, Franca ka një gjykatë të posaçme për gjykimin e zyrtarëve të lartë dhe në vitin 2010, ministri Christian Blanc është pezulluar jo gjatë akuzës, jo pas akuzës, por gjatë hetimit.
Si mund të dalë ai? Po kur ke vjedhur, del dhe nuk pyet për asgjë.
Po a është kryeministër ai që del e thotë nuk ka ndodhur kurrë në botë.
Franca. Ministri i Brendshëm Charles Pasqua. Pezullim i kompetencave. Dhe ka qenë një nga ministrat më qëndrorë të qeverive franceze të qendrës së djathtë.

Tjetër. Belgjika. Willy Claes, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ministër i jashtëm më pas. Pezullim de facto para dorëheqjes. Tani a mund të imagjinoni në qoftë se gjykata vendos masën e pezullimit të japë dorëheqjen siç bëri Ponta?
Kurrën e kurrës.

Janë kaq të inkriminuar këta, kaq shumë kanë vjedhur sa nuk gjejnë një sekondë qetësi në shpirtin e tyre. Krocia. Ivan Vrdoljak. Ministër i ekonomisë. Pezullim de facto gjatë hetimeve. Spanja ka disa raste.

Izraeli, një ministër kishte ndodhur që kishte bërë aktin e Irena Gjokës, nuk mishte deklaruar dënimin. Brenda automatikisht e shkarkoi nga ministër.
Nuk po shkoj në Pakistan, Imre Khan se atje kishte probleme të tjera.

India. Gjykata e Larta. Sepse në Kushtetutën e Indisë është Gjykata e Lartë ajo që trajton aferat dhe dosjet e ministrave dhe zyrtarëve të lartë.

Neni 103 i Kushtetutës, paragrafi i tretë thotë se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetëve dhe kjo është interpretuar nga disa lakej të qeverisë dhe nga vetë Edi Rama dhe Lubi Balluku si imunitet për pezullimin.

Është absolutisht pa bazë dhe e gënjeshtërt.
Termi imunitet përdoret disa herë në Kushtetutë në kontekstin e mbrojtjes që gëzojnë institucionet të ndryshme kushtetuese si Avokati i Popullit, gjykatësi, etj, ndonëse Kushtetuta nuk ka një përkufizim unik për çdo rast.

Me rastin e deputetit, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend. Pra, ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut. Të deputetit.

Pra, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend, votat e dhëna, ushtrimin e funksionit në kolegjialitet parlamentar, pra të gjitha këto i mbron imuniteti parlamentar.

Kjo mbrojtje përkthehet në mënyrë specifike nga Kushtetuta si garanci ndaj heqjes së lirisë të çfarëdo forme, kontrolli të banesës pa autorizim të parlamentit.

Për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, imuniteti kufizohet tek mbrojtja për mendimet e shprehura dhe vendimet e dhëna, me kusht që këto të mos jepen për një interes vetjak ose në keqbesim.

Po kështu për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, neni 137, kryetarin e KLSH, neni 65, Avokatin e Popullit, neni 61/3, në të gjitha këto raste, mbrojtja që jep Kushtetuta është specifike.

Pra ajo i përcakton fushat ku shtrihet mbrojtja.

Në rastin e deputetit, mbrojtja përfshin dy kategori. Heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme pa autorizim të Kuvendit. Kontrollin e banesës pa autorizim të Kuvendit.

Kurse funksioni i ministrit nuk është asnjëlloj e drejte themelore e njeriut. Nuk përfshihet kërrkund veçse në mendjen e sëmurë të hajdutëve Rama-Balluku.

Mbrojtja quhet e plotë nëse respektohen këto dy kategori. Pra liria në çfarëdo dhe kontrolli i banesës.

Por ushtrimi i një detyre ekzekutive nuk është pjesë e funksionit normal të deputetit si një i zgjedhur me ligj elektoral, dhe për pasojë, mbrojtja nga pezullimi në detyrë nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese.

Këta shkojnë edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin e mbajnë përpjetë. Guxojnë edhe t’i drejtohen gjykatës pasi janë kapur me presh në dorë.