LIGJI I KONTESTUAR/ Sllovenët votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar

Ligji i miratuar nga parlamenti në korrik, i cili parashikon legalizimin e vdekjes së asistuar, u refuzua nga shumica e sllovenëve në një referendum të mbajtur të dielën.

Sipas rezultateve të publikuara deri më tani, 53% e votuesve e hodhën poshtë zbatimin e ligjit të miratuar nga parlamenti në korrik, ndërsa 47% votuan pro. Kjo do të thotë që zbatimi i ligjit do të pezullohet për të paktën një vit.

Shumë vende evropiane, përfshirë Zvicrën dhe Austrinë, u lejojnë njerëzve në fazat e fundit të sëmundjes së tyre të marrin ndihmë mjekësore për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Sllovenia do të përfshihej në këtë grup vendesh në vjeshtë, por një organizatë me mbështetjen e Kishës Katolike, mblodhi 40,000 nënshkrimet e nevojshme për të bllokuar zbatimin e ligjit. Ligji u miratua pas një referendumi të parë në vitin 2024, në të cilin 55% e votuesve votuan në favor të vrasjes së asistuar.