REAGIMI/ Propozimi i Trump për armëpushim – deklarohet Putin: E kemi marrë planin me 28 pika, është baza për një zgjidhje paqësore!

Pas deklarimit të propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për planin e paqes dhe mbarimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ka reaguar edhe homologu Vladimir Putin.

Shefi i Kremlinit konfirmoi se vendi i tij kishte marrë planin prej 28 pikash të SHBA-së për paqen në Ukrainë, duke thënë se “ai mund të shërbejë si bazë për një zgjidhje përfundimtare paqësore”.

Megjithatë, ai tha se teksti nuk ishte objekt diskutimesh të hollësishme me Rusinë, informuan mediat pranë Kremlinit.

Presidenti rus, në komentet e tij të premten, tha gjithashtu se “plani i paqes i Trump për Ukrainën u diskutua para takimit në Alaska më 15 gusht”, në takimin që ata patën në bazën e Anchorage.