VENDIMI/ Pezullimi i Ballukut nga detyra – Rama shigjeton SPAK-un në prezencë të zyrtares së lartë të BE: Vendim antidemokratik! Shihemi në Gjykatën Kushtetuese!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e dhënë një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nënvizoi se pavarësisa e gjyqësorit është një nga arritjet më të mëdha të viteve të fundit, megjithatë ai pranoi se sistemi i ri, ende i brishtë dhe “fëminor” për shkak të moshës së tij institucionale, shfaq herë pas here mangësi dhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Pezullimin e Ballukut Rama e cilësoi si një “rast unik” në Europë, duke vënë në dukje faktin se nuk ka ndodhur më parë që një prokuror dhe një gjyqtar të vendosin të largojnë nga detyra një anëtar të kabinetit qeveritar.

Sipas tij një veprim i tillë prek drejtpërdrejt ekuilibrat mes pushteteve dhe për këtë arsye do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“E thënë drejtpërdrejt ne nuk mund ti përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë arbiritret, as do të angazhohemi largqoftë në një betejë politike retorike me drejtësinë. Por, do vazhdojmë me durimin tonë strategjik d, do ta respektojmë vendimin e pezullimit të minsitres dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të qeverisë vetëm tek drejtësia në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Dua të them fillimisht se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, ndër disa arsye themelore është fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe padiskutim që sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtjte lidhet me epokë të re ku kemi hyrë dhe në këtë epokë Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse me mua në krye.

Sa i përket rastit konkret dua të them tre gjëra, së pari pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, asnjë manovër politike dhe asnjë eksperiment i përkohshëm por është një shkëputje historike nga e kaluara. Dhe e realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi ka sjellë një risi absoltue në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutushme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë, por aman ka shfaqur edhe dobësitë e një pushteti krejt të ri, fëminor për nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Së dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale për ne dhe për mua personalisht mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësishë së sistemit të drejtësisë janë parakushte, për çdo qëndrim nga ana jonë sepse siç thotë dhe një fjalë e mençur: Kurrë nuk duhet hedhur fëmija, bashkë me ujin e pisët. Dhe këtu vij te e treta pezullimi nga detyra i një ministri në këtë rast dhe zv,kryeministri, drejtpërdrejt përgjegjës në drejtimin e qeverisë është një tjetër shfaqje e pikërisht e atyre dobësive që përmenda më lart të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike që po përmenda ashtu më lart.

Ky është një rast unikal në historinë e Europës dhe po ashtu dhe në historinë dhe trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e ku nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverise, por, nëse një prokuror special dhe një gjykatës special i shkallës së parë speciale kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cënimi i drejtpërdrejtë i pavarësisë dhe pushteti të pavarur duke marrë kompetencat e kryeministrit presidentit dhe parlamentit për nga buron mandati i qeverisë dhe çdo minsitri zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjik si gjithmonë për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht edhe në këtë rast ekstrem.

E thënë drejtpërdrejt ne nuk mund ti përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë arbiritret, as do të angazhohemi largqoftë në një betejë politike retorike me drejtësinë. Por, do vazhdojmë me durimin tonë strategjik d, do ta respektojmë vendimin e pezullimit të minsitres dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të qeverisë vetëm tek drejtësia në Gjykatën Kushtetuese.