PARALAJMERIMI/ Marta Kos e bën të qartë nga Tirana: Nëse nuk përmbushni detyrat, humbim 300 mln euro

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot një fjalim në samitin “Plani i rritjes – Rruga jonë në BE”.

Kos nënvizoi nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin me të njëjtin ritëm në procesin e integrimit evropian.

“Duhet të ecni në sinkron. Nuk duam që askush të mbetet pas. Të gjithë i përkisni BE-së me të drejta të plota, për sa kohë arrini përputhjen me acquis të BE-së”, u shpreh ajo.

Komisionerja paralajmëroi se po afron qershori, afati kur përfundon periudha njëvjeçare e vlerësimit për reformat e pambyllura.

“Nëse vendet e rajonit nuk përmbushin detyrimet, rrezikohet humbja e 300 milionë eurove të destinuara për to. Me këto fonde mund të ndërtohen linja tramvaji, shkolla, spitale – projekte nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët tuaj”, tha Kos.