RIKTHIMI/ Burnley përballet me Chelsea, trajneri Parker: Shpresoj të kem Brojën në fundjavë

Por sulmuesi  kombëtares shqiptare i shqetësoi të gjithë me dëmtimin e pësuar në kavilje në ndeshjen me Anglinë, një dëmtim që nuk rezultoi i rëndë, por që e bën trajnerin e Burnley  të tregohet i kujdesshëm. Ky i fundit në një konferencë për shtyp tha se shpreson që të ketë në dispozicion Armando Brojën

‘Shpresoj që Armando Broja të jetë i gatshëm për fundjavën-tha trajneri i Burnley-cdo gjë duket se është vërtet pozitive.  Dje ai ishte në fushë, ai ishte edhe sot në fushë, të shohim si do të reagojë këtë të premte. Por në këtë moment duket se është mire. Jam i kënaqur që nuk është një dëmtim që lë shenjë sepse ai është një futbollist i një niveli të lartë’