Nëntë persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim nga një operacion i përbashkët e zhvilluar nga policia greke dhe ajo shqipare, të gjithë pjesë e nje grupi kriminal, të cilët vidhnin rroba në Greqi dhe më pas i shisnin në një dyqan në Tiranë.
Të arrestuarit në Greqi janë Oliota Lama, Sami Lama, Leonard Lama, Vangjeli Mesi, Elidon Kamberi, Bledar Ademi, Edmond Sava dhe Iliana Sava. Në Shqipëri në pranga ka rënë vetëm Estela Kapo ndërsa në kërkim janë shpallur Ervin Lama, Enerik Kapo dhe Emiliana Ademi.
Oliota Lama 54 vjeç, ishte drejtuese e këtij grupi, ku të përfshirë janë dhe familjarë të saj. Rrobat shiteshin në dyqanin e Estela Kapos 49 vjeç që ndodhet në Yzberisht, e cila i reklamonte veshjet dhe në Tik Tok. Autorët kryenin më shumë se një vjedhje në ditë, duke zgjedhur dyqane pa mekanizma mbrojtës ose duke përdorur pajisje speciale për heqjen e etiketave kundër vjedhjes. Veshjet më pas dërgoheshin në Tiranë më autobusë.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtij grupi kriminal si dhe punohet për arrestimin e 3 personave të tjerë të përfshirë.









