VENDIMI I GJKKO/ Zv.kryeministres i sekuestrohet pasaporta – Caktohet masa “arrest shtëpie” ndaj dy bashkëpunëtorëve të Belinda Ballukut

Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është bllokuar ndalimi jashtë vendit, GJKKO ka dhënë masën ‘arrest shtëpiak’ edhe për dy zyrtarë të tjerë.

Mediat raportojnë se emrat e këtyre zyrtarëve nuk janë bërë ende publik, pasi masa ndaj tyre nuk është ekzekutuar ende.

“Krahas Ballukut, janë caktuar edhe masa të reja sigurie, dy persona mësohet se janë në “arrest shtëpie”, por duke qenë se deri në këto momente nuk është ekzekutuar kjo masë, kjo është arsyeja pse GJKKO nuk i ka bërë publik emrat. Nuk janë zbardhuar ende masat. Deri sa t’u komunikohet personave nën hetim dhe të pandehur, këto masa mbahen sekret”, raportojnë mediat.

Kjo është hera e parë që një funksionare e lartë, në rastin konkret, numri i dy i qeverisë të pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.