LAJM BOMBE!!!/ GJKKO pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku! – i ndalohet të dalë jashtë vendit

Gjykata e Posaçme ka vendosur masë ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Mësohet se masa e marrë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, është pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike.

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).

Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.