Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin 2026 me vlerë 8.8 mld euro, si edhe 8 projektligjet e paketës fiskale, në një seancë maratonë që zgjati pothuajse 16 orë. Seanca zgjati deri në orën 03:00 të mëngjesit.
Buxheti u miratua vetëm me 83 vota të socialistëve, pasi opozita votoi kundër. Dy deputetët socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë “notuat kundër rrymës” duke mos votuar 3 projektligje të paketës fiskale.
Konkretisht, Braçe nuk mori pjesë në votim tek pr.ligji “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa Sinaj nuk votoi 2 pr.ligjet e paqes fiskale.
Përkatësisht votat ishin:
Votimi: 83 vota pro, 31 kundër
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Votimi: 83 pro, 32 kundër
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”
Votimi: 83 pro, 32 kundër
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”
Votimi: 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk voton)
Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Votimi: 83 vota pro, 32 kundër
Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar
Votimi: 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk voton)
Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
Votimi: 83 pro, 31 kundër
Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
Votimi: 82 vota pro, 30 kundër (Sinaj nuk voton)
Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”
Votimi: 83 pro, 32 kundër
Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”









