DEKLARATA/Rama në Bruksel batuta me Mogherinin dhe elozhe për Marta Kos: Sa më shumë plakemi, aq më shpejt kalon koha

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ku mori pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE-së, shprehu falenderime të pafundme ndaj Komisioneres së BE për Zgjerimit, Marta Kos, ndërsa në fjalën e tij nuk munguan as batutat.

Teksa fliste për Marta Kos, e cila pas dy javësh mbush vitin e saj të parë si komisionerja jonë për zgjerimin, kreu i qeverisë tha se kjo duket sikur ndodhi dje.

Edi Rama nënvizoi se i duket kështu jo sepse koha fluturon, sepse sa më shumë që plakemi aq më shpejt fluturon koha, ndërsa iu drejtua Rektores së Kolegjit të Europës dhe ish-shefes së Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Frederica Mogherinit.

Dëshiroj të them pak fjalë për Martën, për këtë zonjë që për më pak se dy javë do të ketë mbushur vitin e saj të parë si komisionerja jonë për zgjerimin, dhe në fakt ky fillim i Martës duket sikur ndodhi vetëm dje, dhe jo sepse koha fluturon sepse më besoni që sa më shumë plakemi aq më shpejt fluturon koha, apo jo Frederica.

Por për faktin sepse këto muaj Marta na i ka mbushur me lëvizje, rezultate dhe entuziasëm që deri vonë besoja se Brukseli e kishte humbur, varrosur dhe që s’do kishte shans të rigjendet. Dje Shqipëria hapi 5 kapitujt e fundit të negociatave, 28 prej tyre nën drejtimin e Martës.“-tha Rama.