Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të mbërrijë sot në Kosovë.
Kjo në kuadër të turit të tij katërditor në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me ministrin gjerman në orën 13:55, bëhet e ditur në njoftimin për media.
“Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatë.
Pas takimit, parashihet të mbahet edhe një konferencë për media.









