ZYRTARE/ Berisha kërkoi një datë të re për të dhënë dëshmi për “21 janarin” – SPAK cakton ditën e paraqitjes së ish-kryeministrit

SPAK ka caktuar ditën e mërkurë, 19 nëntor, ora 09:00, për paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dhënë dëshmi në lidhje me hetimet për dosjen e “21 janarit”, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Kujtojmë se më anë të avokatit të tij, Berisha kërkoi nga SPAK të ndryshohej data e thirrjes së tij, e cila ishte parashikuar më 21 nëntor, pasi nuk do të jetë në Shqipëri, por për një vizitë jashtë vendit.

Kjo është fletë-thirrja e tretë që SPAK konfirmon se i ka bërë Berishës për paraqitje. Për dy të parat, kreu i selisë blu ka deklaruar se nuk kishin shkuar dhe se adresa e tij është publike, ku i shkojnë dhe i kanë shkuar shumë materiale apo kërkesa të tjera.