JUSTIFIKIMI/ Berisha u tha mediave se nuk është thirrur nga SPAK për “21 Janarin” – ndërkohë çon avokatin për të shtyrë seancën e paraqitjes për të premte

Mësohet se Sali Berisha është thirrur këtë të premte datë 21 nëntor për tu pyetur si person që ka dijeni për “21 Janarin”.

Me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, Berisha ka kërkuar të shtyhet marrja në pyetje në një datë tjetër, me argumentin se do të ndodhet jashtë territorit.